Sulm ndaj ambasadës amerikane në Liban!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm ndaj ambasadës amerikane në Liban!

Ushtria libaneze njoftoi se një person i armatosur u përpoq të sulmojë ambasadën amerikane në Bejrut, siç raporton AP. Agresori u qëllua nga forcat e armatosura që njoftuan se bëhet fjalë për një shtetas sirian, i cili u dërgua në spital i plagosur.

Mediat lokale raportuan se të shtënat rreth misionit diplomatik amerikan në veri të Bejrutit zgjatën për gati gjysmë ore. Ambasada theksoi se sulmi i mëngjesit në hyrje të selisë diplomatike të Uashingtonit nuk shkaktoi të plagosur e viktima në stafin e saj. Motivet e sulmit nuk bëhen të ditura.

Megjithatë, mediat libaneze kanë publikuar fotografi që duket se tregojnë një sulmues të gjakosur i veshur me një jelek të zi me fjalët “Shteti Islamik” të shkruara në arabisht dhe inicialet në anglisht “I” dhe “S”.

Një zyrtar libanez i sigurisë, i cili nuk pranoi të identifikohej teksa foli për Associated Press, u shpreh se kishte katër sulmues, duke përfshirë një që i çoi të armatosurit në vend dhe tre që sulmuan me armë zjarri. Një agresor mbeti i vrarë, një u arratis dhe i treti u plagos e u arrestua nga ushtria libaneze.

Ushtria libaneze vuri në dukje edhe se ka dislokuar trupa rreth ambasadës amerikane e zonave përreth selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1983, një sulm vdekjeprurës me bombë në Ambasadën e SHBA-ve në Bejrut vrau 63 persona. Për atë sulm, zyrtarët amerikanë fajësojnë grupin militant libanez Hezbollah. Më pas, ambasada u zhvendos nga Bejruti qendror në veri të kryeqytetit.

Një tjetër sulm me bombë goditi vendndodhjen e re më 20 shtator të vitit 1984, pra rreth 40 vjet më parë. Në shtator të vitit të kaluar, forcat libaneze të sigurisë arrestuan një libanez që hapi zjarr në ambasadën e SHBA-ve. Në atë sulm nuk pati viktima.

Në tetor të vitit 2023, qindra protestues u përleshën me forcat libaneze të sigurisë në demonstrata pranë Ambasadës së SHBA-ve, në mbështetje të popullit në Gaza e Hamasit, grupit palestinez të shpallur “terrorist” nga Amerika dhe Bashkimi Europian në luftën e tij me Izraelin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE