Sylvinho ndër më të paguarit?!/ “Finance Football” zbulon pagat e trajnerëve në ‘Euro 2024’!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sylvinho ndër më të paguarit?!/ “Finance Football” zbulon pagat e trajnerëve në ‘Euro 2024’!

Teksa po i afrohemi kampionatit europian, “Finance Futboll” ka bërë publike së fundmi, pagat e trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve që do marrin në Euro 2024.

Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho pozicionohet në vendin e 16-të, nga 24 trajnerë në total. Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë në kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të prejë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori.

Top-3 formohet nga Southgate i Anglisë, Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Deschamp i Francës dhe Van Gaal i Holandës plotësojnë 5-shën e parë.

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64077 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE