“U hodh baltë mbi Shqipërinë”, Rama në konferencë me Melonin: S’kemi mafie si Camorra e Cosa Nostra!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“U hodh baltë mbi Shqipërinë”, Rama në konferencë me Melonin: S’kemi mafie si Camorra e Cosa Nostra!

Në konferencën me kryeministren italiane Meloni, Rama foli për sulmet mbi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke thënë se qëllimi i vetëm është politik dhe gjithçka është bërë në kurriz të shqiptarëve.

Rama tha se Shqipëria s’ka mafie si Camorra e Cosa Nostra, duke iu përgjigjur edhe njëherë episodeve të RAI për Shqipërinë.

Më duhet të citoj një gazetë, të se nesërmes, ‘Thelbi i kriminaliteti shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. Më duhet t’iu rrëfej që e kemi marrë seriozisht këtë zbulim shqetësues, meqë gazeta e së nesërmes thonte që po merreshim me zbulimin e këtyre klaneve, do të thotë që po merremi me SPAK dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston.

Sigurisht veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, duke cituar kreun e SPAK s’mund të themi se në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjanë Cosa Nostra, Camorra, sepse grupet kriminele shqiptare s’kanë hierarki dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore. S’mund të mos shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërteta. Me qëllim fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverie në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Të kenë turp, të turpërohen të gjithë ata që të drejtë demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.

Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë kryeministri Edi Rama mbërriti me makinë.

Më pas do të shkojnë në Shëngjin për të inspektuar qendrën pritëse të emigrantëve  që shpëtohen në det

Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit.

Në zonën e Gjadrit në Lezhë,janë përfunduar gati 30% e punimeve të kampit të pritjes së emigrantëve, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE