U qëllua me katër plumba, kryeministri i Sllovakisë del për herë të parë në publik: Unë e fal autorin!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U qëllua me katër plumba, kryeministri i Sllovakisë del për herë të parë në publik: Unë e fal autorin!

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka bërë daljen e tij të parë publike pas atentatit dhe plagosjes së rëndë tre javë.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Fico ka komentuar sulmin ndaj tij, duke thënë se e fal sulmuesin për të cilin nuk ndjen urrejtje.

 “Nuk ndjej asnjë urrejtje ndaj të huajit që më qëlloi”, ka theksuar Fico, ku shfaqej i qetë teksa fliste, por duke bërë pauza të gjata.

“Unë e fal atë dhe e lë të mendojë se çfarë bëri dhe pse e bëri”, shtoi ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë sllovake e quajti autorin e sulmit ndaj tij aktivist i partive opozitare, duke thënë se nuk kishte arsye të besonte se ishte një “i çmendur i vetmuar”.

I veshur me një këmishë të kopsur deri në fund, me mëngët të përveshura dhe me kamerën që e mbante nga beli lart teksa ishte ulur në një karrige zyre prej lëkure të zezë me një perde të kuqe pas tij, Fico dukej të ishte në formë të mirë.

59-vjeçari Robert Fico, u sulmua nga një person i armatosur më 15 maj, teksa po përshëndeste mbështetësit pas një takimi të kabinetit qeveritar në qytetin qendror të Sllovakisë, Hadlova.

Ai u qëllua katër herë në bark dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Banska Bystrica ku iu nënshtrua një operacioni dy orësh. Autori i atentatit, 71-vjecari Jurai Tsintula, u arrestua dhe u la në paraburgim, i akuzuar për tentativë vrasje me paramendim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE