A ka folur me djalin pas daljes nga BBV? Meritoni flet për raportin me ish-partneren dhe deklaratat e saj
Meriton Mjekiqi ka folur për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.
“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka.”
Keni mundur të kontaktoni me mamanë e djalit?“Më pyeti dhe Ledioni në Post-Big Brother dhe përgjigja është po e njëjtë. Unë do të shkoj në Austri dhe do takoj djalin tim. Djali është mirë, gjithçka është Ok, duke falënderuar mamanë e Loarit, për kujdesin që ka bërë ndaj Loarit”.