Afrona Dika nuk publikoi intervistën me të, Blero Muharremi tregon se çfarë ndodhi me ish-partneren

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afrona Dika nuk publikoi intervistën me të, Blero Muharremi tregon se çfarë ndodhi me ish-partneren

Biznesmenia Afrona Dika disa javë më parë rrëmbeu vëmendjen e medias rozë, për shkak të shtyrjes së publikimit të podcastit të saj me ish-partnerin, këngëtarin Blero Muharremi, pas dy vitesh ndarje.

“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka” shkroi Afrona në njoftimin e saj.

Së fundmi Blero ka qenë i ftuar në emisionin “Zanat”, ku ndër të tjera është pyetur nga moderatorja për asryen e mospublikimit të intervistës me ish-partneren e tij.

“Montazhieri ka qenë sëmurë”– tha Blero duke qeshur, ndërsa të shumta ishin aludimet e fansave se mes ish-çiftit ka ndodhur një përplasje.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që Afrona të marrë një vendim të tillë, për shtyerjen e publikimit të podcastit me Bleron.

Kujtojmë se gjatë një interviste, Afrona ka treguar se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.

Ajo u shpreh se “lidhja në distancë zgjat për një kohë të shkurtër, ti nuk e ke personin pranë kur ke nevojë për përkrahje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE