Formacionet zyrtare Shqipëri-Azerbajxhan/ Ndryshime në portë dhe mbrojtje

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Formacionet zyrtare Shqipëri-Azerbajxhan/ Ndryshime në portë dhe mbrojtje

Shqipëria luan miqësoren e fundit përpara startit të Europianit, me kuqezinjtë që ndeshen kundër Azerbajxhanit në Hungari.

Duket se trajneri Sylvinho i ka besuar formacionin titullar mesfushës dhe sulmit që pritet të luajnë dhe në Europian, me Ramadanin, Asllanin, Bajramin, Asanin, Seferin dhe Brojën që do e nisin këtë takim që nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, në mbrojtje janë rikthyer Hysaj dhe Gjimshiti, ndryshe nga miqësorja e fundit me Lihtenshteinin, të cilët zëvendësojnë Balliun dhe Ismajlin, ndërsa në portë është zgjedhur Strakosha, që zëvendëson Etrit Berishën.

Ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Azerbajxhanit do të luhet në Haladas në Hungari në orën 19;00 një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE