Futbollisti spanjoll Isco Alarcon martohet me aktoren Sara Salamo, shkon me paterica në dasmë!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollisti spanjoll Isco Alarcon martohet me aktoren Sara Salamo, shkon me paterica në dasmë!

Futbollisti i njohur spanjoll Isco Alarcon, anëtar aktual i Real Betis, u martua së fundmi me aktoren e njohur Sara Salamo, e cila publikoi në Instagram disa fotografi nga dasma. “Shtatë vjet, tre fëmijë, katër qen…Dhe pak ditë më parë thamë se duam sërish njëri-tjetrin para altarit”-ka shkruar aktorja bukuroshe dhe dasma është bërë në fshehtësi.

Në fotografitë që u publikuan shihet se Isco dhe Sara kanë pasur disa veshje të ndryshme në dasmë dhe po ashtu shihet se futbollisti në dasmë ka ardhur me paterica për shkak të thyerjes së këmbës që ka pësuar së fundmi. Isco dhe Sara janë në një lidhje që nga viti 2017 dhe janë një nga çiftet më të njohur spanjoll dhe tashmë kanë tre fëmijë.

“Ne vazhdojmë të jetojmë ‘në një flluskë’ sepse jetuam një ditë të veçantë të rrethuar nga njerëz që janë kaq të mahnitshëm dhe të rëndësishëm për ne”-shtoi aktorja. Salamo ka luajtur në 35 filma dhe seriale, ku më të njohurit ishin “El Favor”, “Stories to Stay Awake”, “El refugio”, “The Year of Fury” dhe “Drug Squad: Costa del Sol”.

Isco ishte një anëtar afatgjatë i Real Madridit, për të cilin luajti nga viti 2013, kur erdhi nga Malaga, deri në vitin 2022, kur u largua për në Sevilla. Ai është anëtar i Betisit që nga vera e vitit 2023. Për Real Madridin, Isco ka luajtur 353 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola me 57 asistime, ndërsa për kombëtaren spanjolle ka 38 ndeshje dhe 12 gola.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE