Gjendet trupi i recepsionistit/Pasi e vrau, pronari ia dogji rrobat te furra e bukës
Pas 24 orësh, gjendet trupi i 31-vjeçarit Erald Nevruzi. Trupi i pajetë i viktimës u gjet në përroin e Gjipesë.
Përgjatë mbrëmjes autori, Gerald Shehu e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.
Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë.
Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi A8’ dhe është larguar nga hoteli.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.
Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.
Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31 vjeçarit.
Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.