Infeksioni i rrezikshëm që po përhapet përmes marrëdhënieve seksuale…

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Infeksioni i rrezikshëm që po përhapet përmes marrëdhënieve seksuale…

Mjekët kanë dhënë alarmin për përhapjen e një infeksioni të rrallë mykotik shumë ngjitës, i cili po transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky lajm erdhi menjëherë pas rastit të një pacienti në Nju Jork, i regjistruar si rasti i parë më këtë lloj infeksioni të transmetuar seksualisht. I njohur në shqip si dermatofitoza ose ndryshe “Ringworm”, ky infeksion është përshkruar nga ekspertët e Universitetit të Nju Jorkut si një kërcënim i mundshëm për shëndetin.

Simptomat e kësaj sëmundje zakonisht shfaqen brenda katër deri në 14 ditë dhe përfshijnë skuqje, kruarje ose çarje të lëkurës. Trajtimi mund të jetë i vështirë dhe shpesh duhen muaj për t’u përmirësuar nëpërmjet medikamenteve dhe terapive të shumta. Studiuesit thanë se ky është rasti i parë i cili ishte transmetuar përmes kontaktit seksual.

Pacienti ishte një burrë rreth të 30-ave, i cili u paraqit te mjeku sepse pati skuqje në organin gjenital, kofshë dhe zonën përrreth, pasi kishte patur disa partnerë seksualë në javët e mëparshme. Ky infeksion shkaktohet nga myku trichophyton mentagrophytes i tipit VII (TMVII) dhe rastet kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën. Pas marrjes së një biopsie të lëkurës së skuqjes së tij, ai u diagnostikua me tinea pubogenitalis, një formë e rrallë e kruajtjes seksualisht e transmetueshme.

Gjendja shkaktohet nga myku trichophyton mentagrophytes i tipit VII (TMVII) dhe rastet kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën. 13 raste u raportuan në Francë vitin e kaluar, kryesisht në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Pas raportimit të rastit, studiuesit e NYU njoftuan Departamentin e Shëndetit të Shtetit të Nju Jorkut dhe po planifikojnë të bashkëpunojnë me ekspertët në të gjithë botën për të zgjeruar kërkimet rreth këtij infeksioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66299 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE