Me armë pa leje në banesë, arrestohet një 57-vjeçar në Tiranë!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me armë pa leje në banesë, arrestohet një 57-vjeçar në Tiranë!

Një 57-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi mbante një armë zjarri pa leje, në banesë në Vilëz të Zall Bastarit. Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit” e nga informacionet e inteligjencës policore u vu në pranga.  Gjatë kontrollit të shtëpisë, në cilësinë e provës materiale, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri me krehër e municion luftarak. Në njoftimin zyrtar thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi zyrtar:

Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.Gj., 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krehër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE