Nuk e përballoi dot ndarjen nga jeta të bashkëshortes, vetëvritet artisti i njohur francez!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk e përballoi dot ndarjen nga jeta të bashkëshortes, vetëvritet artisti i njohur francez!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare artisti francez Ben, i njohur për sloganet e tij ironike. I ndjeri i ka dhënë fund jetës vetëm disa orë pas vdekjes së gruas së tij, me të cilën ishte martuar që prej 60 vitesh. Gruaja e tij, Ani, pësoi një goditje në tru dhe ndërroi jetë. Pa dëshirën për të jetuar, Ben kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Nice, Franca jugore.

Artisti, emri i të cilit ishte Ben Vautier, lindi në 1935 në Napoli. Në moshën 14-vjeçare ai u transferua në Nice dhe kaloi pjesën tjetër të jetës së tij atje. Ai ishte i lidhur me lëvizjen Fluxus të viteve 1960 e cila kërkonte të shkundte ujërat në art me një stil ironi provokuese.

Beni firmoste gjithçka si krijim i tij, nga trupat e kalimtarëve në Nice e deri te veprat e artistëve të tjerë. Por ai këmbënguli se pas batutave kishte gjithmonë një mesazh serioz. Ai u bë më i njohur për sloganet e tij humoristike, siç është ajo në foto që thotë “Zvicra nuk ekziston”. Zakonisht ato pikturoheshin në të bardhë me grafika fëmijërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE