Po i rrit e vetme fëmijët e saj, Kim Kardashian e “dërrmuar” psikologjikisht: “Mu sos durimi…”!
Kim Kardashian po lufton me vështirësitë e një nënë që po rrit e vetme fëmijët e saj. Që nga ndarja e saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në vitin 2022, Kardashian ka qenë nënë beqare për katër fëmijët e çiftit. Së fundmi Kim ka zbuluar se asaj iu desh të fshihej në një banjë në shtëpinë e saj për t’u shpëtuar fëmijëve të saj, të cilët bërtisnin dhe trokisnin në derë ndërsa ajo përpiqej të bënte një intervistë për Zoom.
“Nuk mund të jetoj kështu. Më mbaroi durimi dhe kjo ishte superfuqia ime, të qenit e qetë dhe e duruar”-pranoi ylli televiziv. Kim pranoi se do të dëshironte të ishte më shumë si motra e saj Khloe, për të cilën ajo beson se është një prind më i rreptë me fëmijët e saj, True dhe Tatum.
Nuk e di pse e kam të vështirë të them se ‘Jo është jo’. Mendoj se gjithashtu nuk dua të merrem me ankimet dhe lotët e tyre.
Me sinqeritet, 43-vjeçarja pranoi se ka nevojë për më shumë ndihmë për të menaxhuar gjithë kaosin në shtëpi. Kardashian ka treguar së fundmi se nuk ka qenë kurrë në terapi këshilluese te psikologu sepse ka pasur miqtë e saj që e kanë këshilluar për gjithçka. Miliarderja po festonte ditëlindjen e saj të 43-të me miqtë më të afërt, duke përfshirë një grup që ajo e quajti, ‘të përjetshëm’, në Funke në Santa Monica në episodin e kësaj jave të serialit “The Kardashians”. 43-vjeçarja tha se:
Kështu që sonte, unë thjesht dua të festoj me vajzat e mia dhe mendoj se të gjithëve na duhet ndonjëherë. Kjo javë në veçanti, ka qenë një kaos i plotë. Sinqerisht, nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishin miqtë e mi. I kam miqtë më të mirë dhe ata janë super mbështetës. Mendoj se ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam vizituar kurrë një psikolog, sepse kam miqtë më të mirë në të gjithë botën dhe ata do janë gjithçka për mua.