Publikohet ‘supermakina’ e 2026, Audi i bashkohet Formula 1!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet ‘supermakina’ e 2026, Audi i bashkohet Formula 1!

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) prezantoi përmes një video të publikuar në të gjitha kanalet e saj sociale, rregulloret teknike të shumëpritura që do të aplikohen duke filluar nga viti 2026. Ky është një revolucion historik, të cilin padyshim që të gjitha skuadrat do të përpiqen ta shfrytëzojnë në avantazhin e tyre.

Kampionati i vitit 2026 do të shënojë edhe hyrjen e markës “Audi”, e cila priti ndryshimin e rregulloreve teknike për të bërë debutimin e saj absolut në kategori. FIA, në dokumentet e publikuara duke shpjeguar rregulloret e reja, nënvizoi numrin rekord të prodhuesve, me gjashtë prodhues të përfshirë në kapacitete të ndryshme: Ferrari, Mercedes, Alpine, Honda, Audi dhe Red Bull-Ford Poëertrains.

Makinat e vitit 2026 do të jenë 30kg më të lehta se ato aktuale, duke përmirësuar efikasitetin dhe trajtimin. Makinat e reja do të kenë një peshë minimale prej 768 kg. Kjo do të përbëhet nga 722 kg të masës së makinës dhe shoferit +46 kg të masës së vlerësuar të gomave. Downforca është ulur me 30% dhe tërheqja aerodinamike me 55%.

Unveiling the face of the 2026 FIA Formula 1 car✨

Get all the info on https://t.co/YvBCxoPWnQ#FIA @F1 pic.twitter.com/FeKkCLujEz

— FIA (@fia) June 6, 2024

Sistemi i fuqisë, i ridizenjuar dhe rreth të cilit është zhvilluar aerodinamika e re, bazohet në motorët që do të jenë më efikasët në botë. Ata kanë pothuajse 300% më shumë fuqi baterie dhe një shpërndarje uniforme midis djegies së brendshme dhe energjisë elektrike. Futja e aerodinamikës aktive do të shërbejë për të përmbushur kërkesat e menaxhimit të energjisë të njësive të reja të energjisë.

Makinat e vitit 2026, të cilat do të fuqizohen 100% me karburant të qëndrueshëm, do të shohin gjithashtu ndryshimin e dimensioneve të tyre në krahasim me ndryshimin e rregullores së 2022-shit.

Ndërsa gjerësia është zvogëluar nga 2000 mm në 1900 mm, gjerësia maksimale e pjesës së poshtme gjithashtu do të reduktohet me 150 mm.

-30kg, -10cm width, -20cm wheel base, the 2026 Formula 1 car will be lighter, smaller and more nimble than its predecessor! 🏎️

Go more in depth into the 2026 FIA Formula 1 Technical Regulation on FIA YouTube channel ➡️ https://t.co/v8lwl0CRwN#FIA @F1 pic.twitter.com/QsoVappCAp

— FIA (@fia) June 6, 2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE