Ray J: “Po të mos e publikonim videon e seksit me Kim Kardashian shumë njerëz nuk do hapnin OnlyFans…”!
Së fundmi Ray J pretendoi se ai dhe ish-e dashura Kim Kardashian hapën rrugën për uebsajtin e përmbajtjes për të rritur OnlyFans me video-kasetën e tyre famëkeqe seksuale. Interpretuesi i hitit “One Wish” i ftuar në podcastin e ‘Club Shay Shay’ me Shannon Sharpe foli për themeluesen e markës “SKIMS” dhe videon e tyre famëkeqe.
Muzikanti deklaroi se ‘çdo gjë do të ishte ndryshe’ nëse nuk do të ishte për atë video-kasetë:
Ndoshta më shumë njerëz do të shkonin në kolegj… mund të mos kishte asnjë OnlyFans dhe gjëra të tjera të tilla. A jemi ne pjesë e kurës apo jemi pjesë e sëmundjes? Nuk e di. Unë thjesht po përpiqem ta bëj të drejtën.
Ray J pranoi gjithashtu se perspektiva e tij ka ndryshuar sepse ai ka fëmijë tani.
Gjithçka që bëmë, tani që kam fëmijë, është krejtësisht ndryshe. E gjithë kjo është e çuditshme. Pa shkuar shumë larg në të, pa u futur në telashe… Jo, nuk është në rregull tani
Nuk është hera e parë që muzikanti flet për video-kasetën seksuale me Kim. Ray J, emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr., tha se dy nga videot me përmbajtje për të rritur janë xhiruar në Cabo San Lucas dhe një është filmuar në Santa Barbara, Kaliforni.
Në një intervistë me DailyMail në maj, Ray J pretendoi se video-kaseta famëkeqe e seksit ishte ‘publikuar si një album’ nga vetë Kim e cila gjithashtu e mbajti të vetmen kopje të saj të fshehur në një kuti këpucësh “Nike” nën shtratin e saj së bashku me kaseta të tjera. “Vivid” ishte kompania që publikoi video-kasetën e seksit mes Kim dhe Ray J në vitin 2007.
Ndërkaq, Kim dhe Ray J u takuan për rreth tre vjet, nga 2003 deri në vitin 2007. Ray J ka dy fëmijë me gruan e tij. Dyshja kanë një vajzë, Melody Love, gjashtë vjeçe dhe djalin Epik Ray, katër vjeç. Ndërkohë Kim ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Kanye West.