Salianji njofton mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor të TIMS, ja cilët dëshmitarë do të pyeten!
Kreu i komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salianji ka njoftuar mbledhjen e radhës ditën e hënë ora 14:00.
Në këtë seancë pritet të pyeten dëshmitarët, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit dhe Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.
Njoftimi i plotë i mbledhjes:
Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm nr. 10, datë 04.06.2024 të Komisionit hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS”, Komisioni do të zhvillojë mbledhje ditën e hënë ora 14:00, datë 10.06.2024 me rend dite:
Miratim i procesverbalit të mbledhjes datë 04.06.2024.
Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
Ora 14:00 – Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;
Ora 15:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;
Ora 16:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.