Ushqimet që ‘do të ngrenë temperaturat’ në shtrat!
Mango
Ky frut tropikal ka një aromë dehëse që mund të parfumojë paralojën e ushqimit. Fruti është i ëmbël, por jo në masë të madhe, gjë që ju lejon të dy të ushqeni njëri-tjetrin me kafshime të përsëritura. Dëshironi t’i bëni gjërat edhe më pikante?
Verë
Ka diçka të këndshme për të ndarë një shishe verë në shtrat. Alternoni mes gllënjkave dhe puthjeve. Pas një gote (ose tre), ju do ta lejoni gjuhën e trupit të flasë vetë.
Çokollatë
Lëreni çokollatën të shkrihet në gojën tuaj dhe një pasion do të lindë mes jush dhe partnerit. Vetëm kini kujdes që të mos i lyeni çarçafët. Kjo nuk do të duket mirë.
Granita
Akullorja është shumë e rëndë për t’u ngrënë para një mbrëmje. Zgjidhni këtë ëmbëlsirë më të lehtë, me shije më të freskët, të cilën mund ta bëni para kohe dhe ta mbani të ngrirë. Kjo recetë përfshin ananasin, portokallin dhe frutat e pasionit (çfarë rastësie).