Vjen goli i parë, Shqipëria në avantazh ndaj Azerbajxhanit!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen goli i parë, Shqipëria në avantazh ndaj Azerbajxhanit!

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot testin gjeneral para Euro 2024. Në “Haladas Stadium” të Hungarisë djemtë tanë luajnë kundër Azerbajxhanit.

Nedim Bajrami zhbllokon shifrat, fantazisti shënon nga jashtë zone me një goditje fantastike duke nxjerrë Shqiperinë në avantazh.

Ky duel vjen pas fitores 3-0 që kuqezinjtë siguruan katër ditë më parë kundër Lihtenshtejnit. Trajneri Sylvinho ka bërë pesë ndryshime nga ndeshja e fundit e fituar 3-0 kundër Lihtenshtejnit tre ditë më parë, teksa ky pritet të jetë formacioni më i mundshëm edhe për në finalet e Euro 2024. Këtë duel e gjykon hungarezi Mihaly Kapraly.

Përballjet me Azerbajxhanin – Në histori, kuqezinjtë kanë precedentë pozitivë në pesë ndeshje direkte që janë zhvilluar nga viti 2000 deri në 2011, kur ka qenë edhe takimi i fundit dhe i vetmi i humbur. Mes tyre një barazim në 2008-n, ndërsa tri takimet e tjera janë fituar nga Shqipëria, ku kanë shënuar lojtarë si: Murati, Tare, Bushi, Cana dhe Skela. Të gjitha kanë qenë miqësore.

Përgatitjet – Të ndodhur prej një jave në Austri, kuqezinjtë nesër udhëtojnë për në kampin bazë në afërsi të Dortmundit, ku do përgatiten fillimisht për ndeshjen kundër Italisë më 15 qershor 21:00 dhe më pas kundër Kroacisë, ndeshje e cila luhet më 19 qershor në 15:00. Ndërkohë ndeshje e fundit për tanët në Grupin B të “Gjermani 2024” do jetë më 24 qershor kundër Spanjës në orën 21:00.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja Trajner: Sylvinho

Azerbajxhan (1-4-3-3): Mahammadah; Jafagurlyev, Mustafazade, Huseynov, Mammadov; Isaev, Dinlyev, Makhmudov; Bayramov, Sheydaev, Emreli Trajner: Arid Asadov

Vijon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE