Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë (EMRI)

vovalbania June 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (7 Qershor) rreth orës 23:10 në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti.

Raportohet se një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima, rreth 60-vjeç, ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë është vendosur në pranga drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari me iniciale E. B., banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, vihet në pranga 21-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga shtetasi E.B.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE