Dramatike në Korçë, makina merr flakë me pasagjerët brenda duke u furnizuar në pikë karburanti!

vovalbania June 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dramatike në Korçë, makina merr flakë me pasagjerët brenda duke u furnizuar në pikë karburanti!

Babë e bir janë djegur brenda makinës ndërsa po e furnizonin me karburant dhe tani ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, Korçë, raporton noa.al.

Në vendngjarje, një pikë karburanti, mësohet se ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. O., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.

Ngjarja dramatike ndodhi në momentin kur ky shtetas po e furnizonte automjetin, me karburant.

Në brendësi të makinës ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital.

Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE