Është në përfundim/ Meritoni dhe Ilnisa, së shpejti në një film bashkë—detajet e para
Gjatë intervistës në “Cherry on top” mbrëmjen e djeshme, Meriton Mjekiqi ka treguar për planet dhe projektet që pritet të vijnë së shpejti.
“Ilnisa ka pasur shumë kujdes me mua kur kam dalë nga shtëpia, sepse Ilnisa e ka jetuar brenda asaj shtëpie çdo detaj. Edhe ngarkesë, edhe presion, edhe e ka kuptuar direkt kur ka dalë, që mediat kanë qenë ato që ndoshta e ngarkojnë tjetrin. Dalëngadalë i kemi diskutuar gjërat, sepse unë nuk kam qenë i interesuar të di se çfarë ka ndodhur. Kam dashur ta shijoj dhe me u marrë me punët që kam përpara. E kam mbyllur bashkëpunimin me Melindën që e kam këngën, e kam dhe me Capital T këngën.”
Më tej ai bëri të ditur se presim një film bashkë me Ilnisën.
“Kam shkruar edhe skenarin e filmit. Ilnisa e ka vazhduar. Jemi në përfundim. Unë ndonjëherë jam i pakënaqur dhe më thotë: ‘Çfarë ideje ke ti?’. Pastaj është dhe pjesa e emisionit.”
“Do i rikthehesh sërish emisionit tënd?“, u pyet Meritoni, i cili tha:
“Po, po. Do të ketë të reja. Pastaj sa të mbaroj punët do të iki me pushime, sepse kam nevojë të shoh pak det.”