“Kam shumë dashuri”, Besa Kokëdhima flet për partnerin dhe zbulon planet për fëmijë!

vovalbania June 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam shumë dashuri”, Besa Kokëdhima flet për partnerin dhe zbulon planet për fëmijë!

Besa Kokëdhima e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, zbuloi për herë të parë se është në një lidhje romantike, për të cilën shprehet që është shumë e lumtur.

Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime”, u shpreh këngëtarja dhe thotë se “Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt. (qesh).

“Nuk ke çi do, leku të prish”, i tha Bora, e cila më pas e pyeti se “Çfarë presim tani nga artistja, pas përfundimit të Eurovizionit. “Do bëj një fëmijë”, u përgjigj Besa, ndërsa më pas qesh dhe thotë ‘bëra shaka’.

Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen.

Artistja zbuloi gjithashtu se së shpejti do të vijnë në treg edhe projekte të reja muzikore nga ajo, disa nga to edhe me artistë të cilët i ka njohur jashtë. Po me partnerin çfarë ndan më shumë? Çfarë të ka bërë për vete?

Besa: Shpirti dhe truri.

Bora: Të shkon të flasësh dhe kështu për partnerin.

Besa: 100 mijë euro (qesh).

Bora: Do të nxjerrësh lekët e televizionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE