Shuhet në një aksident me avion kozmonauti i misionit “Apollo 8″, William Anders!

vovalbania June 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në një aksident me avion kozmonauti i misionit “Apollo 8″, William Anders!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare astronauti i Apollo 8, William Anders, i cili bëri fotografinë e parë me ngjyra të Tokës nga hapësira. William vdiq kur avioni me të cilin po pilotonte u rrëzua pranë ishullit San Juan në shtetin Uashington. Sherifi i Komisariatit të San Juan, Eric Peter tha se avioni me të cilin Anders po fluturonte ishte i vjetër dhe Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se Anders ishte vetëm në aeroplan.

Anders bëri fotografinë e parë me ngjyra të Tokës nga hapësira, një nga fotot më mbresëlënëse të planetit tonë nga hapësira. Fotografia është bërë gjatë misionit Apollo 8 në vitin 1968, misioni i parë me njerëz që hyri në orbitën hënore. Anders më vonë e përshkroi fotografinë si kontributin e tij më domethënës në programin hapësinor. Fotoja është një nga fotot më të rëndësishme në historinë moderne sepse ndryshoi mënyrën se si njerëzit e shikojnë planetin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE