U bë i njohur prej Nora Istrefit? Ja si përgjigjet Robert Berisha!
Robert Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry on Top” ku komentoi tema të ndryshme që lidhen me jetën e tij, profesionale dhe personale.
Gjatë intervistës me Bora Zemanin, këngëtari i njohur nuk la pas dore edhe komentet që i referoheshin se ai ishte bërë i famshëm falë lidhjes me këngëtaren Nora Istrefi.
Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe Youtube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë
Po ashtu, Robert Berisha zbuloi se do të bëjë një intervistë me ish-partneren e tij, Nora Istrefi. Ai zbuloi se ajo zakonisht shmang intervistat, por kur vjen puna te një intervistë me të, “duhet të vijë shumë e përgatitur”, duke shtuar se:
Kjo intervistë shumë shpejt ka për të ndodhur dhe ajo do të jetë një prej të ftuarave të tij në emisionin “Robi plaket kur don vet”
Mes të tjerash ka folur edhe për deklaratën e bujshme kundrejt Xhensila Myrtezajt, ku është shprehur se këngëtarja është bërë e famshme nga Bes Kallaku. Moderatori tha se kjo deklaratë nuk ishte e qëllimshme dhe jo për të marrë vëmendje, edhe pse thotë që ndan të njëjtin mendim, ndërsa shprehet se Xhenilsa është artiste shumë e mirë