Bukuroshja e Durrësit shpallet “Miss Universe Albania 2024

vovalbania June 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bukuroshja e Durrësit shpallet “Miss Universe Albania 2024

19-vjeçarja Françeska Rustem u shpall Miss Universe Albania 2024.

Ajo është nga qyteti i Durrësit dhe është pjesë e modelingut që në moshën 14 vjeçare. Françeska rrëmbeu kurorën e më të bukurës dhe bëhet kështu vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Nikaragua.
Bukuroshja Durrsake është zgjedhur para 4 vitesh si shoqëruesja e parë e miss-it në kompeticionin e bukurisë “Miss Shqipëria 2020”, ku ishte vetëm 15-vjeçe.

Gjatë spektaklit të bukurisë, i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve nuk munguan surprizat dhe të ftuarit ku Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese.

Françeska Rustemi triumfoi mes shumë bukurosheve të tjera dhe zgjodhi fjalët më e mocionuese për të bërë falenderimet e saj në profilin e Instagramit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE