Izrael, kryeministri Netanyahu i kërkon Gantz-it të mos largohet nga qeveria!

vovalbania June 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izrael, kryeministri Netanyahu i kërkon Gantz-it të mos largohet nga qeveria!

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu i kërkon aleatit në qeveri, Benny Gantz të mos largohet nga kabineti i emergjencës kombëtare të Izraelit. Në një postim në platformën X, shkruan:

Të mos heqim dorë nga uniteti, edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi!

Udhëheqësi i qendrës do të mbante një konferencë shtypi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në mosmarrëveshje me linjën e kryeministrit për luftën dhe të ardhmen politike të Rripit të Gazës. Por, pas operacionit të ushtrisë që çoi në lirimin e 4 pengjeve, ai vendosi ta anulojë.

Dje gjatë një sulmi në Gaza, forcat izraelite shpëtuan katër persona që mbaheshin peng nga Hamasi prej tetorit 2023. Zyrtarët palestinezë raportuan se u vranë 200 persona. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ky ishte një nga sulmet më të përgjakshme izraelite gjatë luftës tetë-mujore.

Operacioni i shpëtimit të pengjeve dhe sulmet intensive ajrore u kryen në Al-Nuseirat të Gazës qendrore, një zonë me ndërtime të dendura. Ndërkohë, duke iu referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën që kontrollohet nga Hamasi, agjencina Associated Press njoftoi për vrasjen e të paktën 94 palestinezëve, mes tyre fëmijë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Gazën Qendrore. Gazetarët e agjencisë Associated Press deklaruan se në spitalin Al-Aqsa u dërguan dhe rreth 100 të plagosur.

Mes viktimave ishte edhe një foshnjë. Të afërmit u panë të vajtonin para trupave të pajetë të fëmijëve, të mbuluar me gjak. Trupat u vendosën përtokë jashtë spitalit, zbathur, ndërsa shumë të plagosur u panë të dërgoheshin me shpejtësi për ndihmë mjekësore.

Në operacionin më të madh për lirimin e pengjeve që kur nisi lufta kundër Hamasit në Gaza, ushtria izraelite bëri të ditur se liroi Noa Argamanin, 25 vjeçe, Almog Meir Janin, 21 vjeç, Andrey Kozlovin, 27 vjeç, si dhe Shlomi Zivin, 40 vjeç, në një operacion në qendër të Al-Nuseiratit. Të gjithë ishin mirë, sipas njoftimit të ushtrisë. Ata u dërguan me helikopter për kontrolle mjekësore dhe u ribashkuan me të afërmit pasi u mbajtën peng 246 ditë.

Netanyahu thotë se luftimet do të vazhdojnë derisa të lirohen të gjithë pengjet. Një ekip amerikan i specializuar për lirimin e të rrëmbyerve ofroi mbështetje gjatë operacionit të shpëtimit, sipas një zyrtari të administratës së SHBA-ve, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte dhe kërkoi të mos identifikohej.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE