Seanca në GJKKO për 26 të arrestuarit e operacionit kundër vizave false!

vovalbania June 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Seanca në GJKKO për 26 të arrestuarit e operacionit kundër vizave false!

Seanca gjyqësore për masat ndaj 26 të arrestuarve gjatë operacionit policor të koduar “Nomada” ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO. Seancën e drejton Erjon Çela. Të dushuarit u vunë në pranga mëngjesin e 7 qershorit, gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mes të arrestuarve është edhe një polic. Grupi kriminal ndihmonte qytetarët për kalim të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë me viza false.

26 të arrestuarit:

1. Bashkim Sula
2. Njazi Ademaj
3. Fitim Rama
4. Ylli Brahimaj
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi
7. Osman Luca
8. Artur Mici
9. Arsen Caka
10. Adrian Mema
11. Maksim Domi
12. Jugert Gashi
13. Emiljan Marashi
14. Roland Islamaj
15. Behar Rexha
16. Deila Qama
17. Arnold Shahu
18. Ylli Çaushaj
19. Eriola Spaho
20. Murat Gjuniku
21. Bardhyl Imeri
22. Bajram Xhaja
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama
26. Xhelil Alla

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste veprimet dhe i koordinonte me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false. Po ashtu, merrej me transportimin e shtetasve në drejtim të Spanjës përmes një agjencie udhëtimesh.

Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë.

Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, kryesisht kërkonin të shkonin për çështje ekonomike apo bashkime familjare. 35 të arrestuarit e kapur në Spanjë mësohet se janë identifikuar nga Policia e Shtetit, e cila më pas njoftonte autoritetet atje dhe ndaloheshin në kufi.

Shqiptarët paguanin për dokumentet false për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nga 3.500 deri në 10.000 euro.

Lidhur me këtë operacion reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili u shpreh:

Po konsolidohet çdo ditë sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale. Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që po ngre lart vlerat e uniformës dhe po respekton betimin ndaj flamurit, ligjit dhe qytetarëve. Operacioni “NOMADA” ishte një sukses i plotë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE