Shqipëria po zbaton 6 projekte rrugore të rrjetit TEN-T!

vovalbania June 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria po zbaton 6 projekte rrugore të rrjetit TEN-T!

Shqipëria është duke zhvilluar punime në 6 segmente rrugore të rrjetit kryesor europian të infrastrukturës (TENT), 5 prej të cilave janë në rrjetin kryesor të korridoreve europiane dhe një është degëzim me rrjetin kryesor.

Komuniteti i Transportit që koordinon politikat dhe investimet në projektet që lidhen me infrastrukturën e rëndësishme europiane analizoi se vitin e kaluar, Shqipëria ka në proces të punimeve në 137,7 km (132,88 km në Rrjetin Kryesor dhe 4,83 km në rrjetin gjithëpërfshirës).

Të dhënat zyrtare nga Komuniteti i Transportit referojnë se vlera e projekteve në rrjetin  në rrjetin kryesor 1,058,540,000 euro. Vitin e kaluar 4 projekte të reja kaluan në statusin “në vazhdim”, 3 prej të cilëve në Korridorin Jon-Adriatik dhe 1 në Korridorin 8.

Në Korridorin Adriatiko -Jonian po punohet në seksionin 4: Thumanë – Kashar dhe Lekaj – Konjat – Fier. Ndërsa në Korridorin 8 po punohet në ndërtimin e rrugës Elbasan – Përrenjas. Për përfundimin e tyre, afatet nisin nga ky vit e deri më 2027-ën.

Në Shqipëri janë dy korridore rrugore dhe hekurudhorr, pjesë e rrjetit bërthamë të Bashkimit Europian.

Korridori VIII përfshin autostradën dhe linjën hekurudhore. Të dy nisin në bregdetin italian të Adriatikut në Bari ose Brindisi, me një traget që kalon në Durrës në Shqipëri .

Nga atje, rrugët përshkojnë Ballkanin jugor në Bullgari, në Varna, në bregun bullgar të Detit të Zi.  Korridori rrugor ndjek itinerarin: Tiranë/Durrës/Vlorë-Elbasan-Shkup-Pernik-Sofje- Plovdiv-Burgas-Varna. Edhe pse ende i paplotë, ai paralelizohet gjerësisht me linjën hekurudhore.

Autostrada Adriatiko-Joniane është në ndërtim e sipër, përgjatë bregut perëndimor të Adriatikut dhe detit Jon. Kjo udhë e gjatë përshkon pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik. Planifikohet që distanca të realizohet si një autostradë e pandërprerë.  Ajo fillon në Trieste (Itali) e së pari kalon përmes Sllovenisë për në Rijeka të Kroacisë. Në afërsi të Dubrovnikut, autostrada Adriatik-Jon do të kalojë përmes Bosnjë-Hercegovinës në Trebinje për në Mal të Zi.

Atje do të vazhdojë përmes Podgoricës e do të kalojë nga pjesa veriore e Liqenit të Shkodrës në Shqipëri e me tej për në Durrës, në drejtim të Greqisë. Në Greqi, kjo autostradë do të kalojë ne Janinë dhe Patra, me pikë përfundimtare në Kallamata.

Për Kroacinë, Malin i Zi dhe Shqipërinë, ky korridor është shumë i rëndësishëm, por ka pak mbështetje nga Bashkimi Europian. Vendet kanë ndërmarrë nisma të brendshme për të mundësuar mbledhjen e kapitalit për realizimin e këtij projekti ndërkombëtar./Monitor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE