Zgjedhjet për Parlamentin Europian, sot dita e fundit e procesit!

vovalbania June 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, sot dita e fundit e procesit!

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, sot mbyllet procesi i nisur të enjten e 6 qershorit. Rreth 373 milion shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian u thirrën të votonin në votimet për Parlamentin Europian, i cili është trupi i vetëm i BE-së që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të Unionit me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Europian.

Po ashtu, Parlamenti Europian miraton buxhetin e BE-së e voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut europian. Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Europian, pozitë ku aktualisht është Ursula von der Leyen e Gjermanisë. Gjithashtu, fuqinë e komisionerëve.

Në dallim nga parlamentet kombëtare, Parlamenti Europian nuk ka të drejtën që të propozojë ligje, por mund të negociojë ligjet e propozuara prej Komisionit Europian. Parlamenti Europian përbëhet prej 720 anëtarëve dhe zgjedhjet për të mbahen në çdo pesë vjet. Më pas, deputetët e këtij institucioni zgjedhin presidentin për një mandat prej dy vjetësh e gjysmë.

Në 21 vende anëtare mund të votonin shtetasit mbi 18-vjeç. Në Belgjikë, Gjermani, Austri e Maltë, mosha minimale është 16-vjeçare. Shtetasit grekë që kanë mbushur 17 vjeç në vitin që përkon me atë zgjedhor lejohet që të votojnë po ashtu, ndërsa në Hungari, individët e martuar mund të hedhin votën, pavarësisht moshës që kanë.

Shtetasit e Bashkimit Europian mund të votojnë në shtetin e tyre të origjinës apo edhe nga jashtë. Ky lloj votimi është i lejuar në të gjitha vendet anëtare, përveçse në Çeki, Irlandë, Maltë e Sllovaki. Në Bullgari dhe në Itali, kjo e drejtë u takon vetëm atyre që jetojnë brenda bllokut europian.

Në disa vende anëtare, votuesit do të mund të zgjedhin një kandidat prej listave të ngushta, pra nuk lejohet ndryshimi i rendit të kandidatëve të preferuar ndërsa në disa vende tjera, ata mund që të zgjedhin kandidatët individualisht, përmes një sistemi preferencial.

Sipas ligjeve kombëtare, disa votues mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në ambasada përmes postës, apo edhe në mënyrë elektronike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE