“Asgjë nuk paske kritikuar ti…”/Bardhi ka dy fjalë për Ori Nebijaj!
Bardhi është prej vitesh një nga artistët më të dashur të tregut muzikor, me një sërë hitesh që kanë bërë për vete të gjithë publikun. Megjithatë, rreth jetës së tij personale dinim shumë pak, kjo deri në momentin që reperi hyri në “Big Brother VIP 3”.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Bardhi ka njohur dashurinë e jetës së tij, Sara Gjordenin, me të cilën janë në pritje të një vajze. Momentalisht Sara është duke shijuar një eksperiencë të re televizive dhe bëhet fjalë për praninë e saj në jurinë e “She’s on Top”.
Lidhur me këtë paraqitje të saj, Bardhi ka bërë një koment në profilin e tij të Instagramit, duke i dërguar një mesazh edhe Ori Nebijaj, opinionistes së BBV3. Bardhi është shprehur se Ori nuk paska kritikuar aspak në krahasim me Sarën. Bashkangjitur fotos së Sarës gjatë episodit të “She’s on Top”, ai shkroi:
Ori Nebiaj, asgjë nuk paske kritikuar ti, me atë çfarë po kritikon gruaja ime.