Bizneset shqiptare në krizë për punonjës, shpëtimi i vetëm janë filipinezet

vovalbania June 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bizneset shqiptare në krizë për punonjës, shpëtimi i vetëm janë filipinezet

Tingëlloi si imagjinatë deklarata e kryeministrit Edi Rama disa javë më parë, se Shqipëria është në negociata për të rekrutuar gati 40 mijë punëtorë nga një vend i huaj.

Por, në fakt, deklarata ishte shumë e qartë dhe e bazuar në ankesa të shumta të bizneseve se kanë mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Sektori që po e vuan më shumë mungesën e fuqisë punëtore është sektori i Turizmit, ku biznese të shumta që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor, kanë ngritur zërin se janë në pamundësi për të siguruar punonjës për të përballuar sezonin e verës.

Mungesa e fuqisë punëtore për sektorin e Turizmit vjen në një periudhë shumë të artë për Shqipërinë, ku miliona turistë pritet të vijnë në Shqipëri. Dhe ky paradoks, shoqërohet me pamundësinë e bizneseve për të përballuar me sukses këtë fluks të turistëve.

Bizneset HoReCa (Hotele-Restorante-Katering) në bregdet, kanë marrë disa hapa në përpjekje për të siguruar punonjës me qëllim për të përballuar sezonin turistik.

Edhe pse bizneset kanë njoftuar se janë të gatshëm të paguajnë nga 3,000 – 3,500 deri në 5,000 euro në muaj për shefa kuzhine apo kamarierë me pagë 1,000 euro dhe ndihmës-kamarierë me pagë 800 euro, duket se për të rekrutuar punonjës të tillë po bëhet gjithnjë më e vështirë.

Por vështirësi nuk po hasin vetëm për shefa kuzhine apo kamarierë, por një problematikë shumë e madhe mbetet edhe gjetja e punonjësve të pastrimit.

Në rrjetet sociale, madje edhe në rrugët e Tiranës mund të gjesh njoftime që kërkojnë punonjëse për pastrimin me pagë mujore 800 deri në 1,000 euro, madje duke përshirë akomodim dhe ushqim falas.

Ndodhur në këto kushte, shumë biznese kanë vendosur që të kërkojnë punonjës të huaj, kryesisht filipineze, me qëllim që të përballojnë fluksin e turistëve këtë sezon turistik në Shqipëri.

Por mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri nuk po vihet re vetëm tek bizneset e hoteleri-turizmit, por edhe në fusha të tjera.

Shumë biznese që kanë nevojë për shumë punonjës, si fasoneritë, etj., i kanë drejtuar sytë nga punonjësit e huaj.

Për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve edhe institucionet shqiptare kanë vendosur që të krijojnë lehtësira për bizneset, megjithatë procedurat për sigurimin e punonjësve të huaj nuk është dhe aq e lehtë dhe atyre iu duhet gjithë konsultë në mënyrë që çdo të shkojë siç duhet.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE