Gabimet që ju pengojnë të jeni prindër të qetë!
Ndonjëherë është e vështirë të qëndroni të qetë me fëmijët tuaj për shkak të stresit dhe sfidave të përditshme. Prindërit shpesh përballen me situata stresuese që vënë në provë durimin e tyre. Psikologia e fëmijëve Jaimie Bloch, veçoi disa arsye se pse prindërit humbasin durimin. Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka theksuar tre gabime që i pengojnë prindërit të qëndrojnë të qetë.
Ajo thotë se:
Në vend që të reagoni shumë shpejt dhe fort, jini të vetëdijshëm për momentin kur ndiheni sikur po provokoheni. Përpara se t’i përgjigjeni fëmijës suaj, qetësohuni. Kjo mund të duket si të marrësh disa frymëmarrje të thella qetësuese për 40 sekonda duke përsëritur një pohim të dobishëm për prindërit. Është e lehtë të fajësosh sjelljen e fëmijëve, por 90 për qind të rasteve ne jemi të zemëruar sepse ishim nën stres. Prandaj, jini të vetëdijshëm për pasojat dhe shkaktarët. Si prindër, ne duhet të marrim përgjegjësinë për reagimet tona dhe të kuptojmë se këto janë plagët tona. Ju besoni se fëmija dëshiron t’ju mërzisë me qëllim. Kjo krijon një narrativë ‘unë kundër jush’ e cila vetëm do të rrisë zhgënjimin. Në vend të kësaj, mbani mend se fëmija juaj po lufton dhe nuk po përpiqet qëllimisht t’i vështirësojë gjërat për ju.
Ndërkaq, një psikologe klinike, e fokusuar në aspektin e prindërimit ka ndarë një këshillë të rëndësishme që duhet ta dinë të gjithë prindërit, pavarësisht moshës që kanë fëmijët e tyre. Dr.Becky e cila ndan këshilla përmes videove të shumta në TikTok ka thënë së fëmija pavarësisht moshës, ka nevojë për mbështetjen e prindërve dhe jo që ata t’i zgjidhin problemet e tyre.