Italia zbarkon në Dortmund, skuadra “Azzurri” bëhet gati për duelin me Shqipërinë të shtunën!

vovalbania June 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Italia zbarkon në Dortmund, skuadra “Azzurri” bëhet gati për duelin me Shqipërinë të shtunën!

Nis zyrtarisht në tokën gjermane aventura e kombëtares italiane të futbollit në kuadër të Kampionatit Europian. 26 lojtarët e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti zbarkuan në aeroportin e Dortmundit me avionin e Ita Airways, i cili u nis nga Firence në orën 16:40.

Nga aeroporti të kaltrit do të nisen drejt vendgrumbullimit në Iserlohn, në North Rheinland, rreth 30 km nga Dortmundi, ku Italia do të përballet me Shqipërinë të shtunën, më 15 qershor, në orën 21:00.

Nesër pasdite do të zhvillohet seanca e parë stërvitore në Gjermani, e cila do të jetë e hapur për publikun për herë të parë dhe të vetme. Janë shpërndarë 4500 bileta për tifozët italianë të cilët duan të asistojnë në këtë seancë të hapur për publikun.

Po nesër, në orën 19.00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të “Casa Azzurri”, në prani të ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, ambasadorit italian në Gjermani, Armando Varricchio, dhe kryetarit të Bashkisë Iserlohn, Michael Joithe, kuptohet në prani të përfaqësueses së Italisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64010 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE