Restoranti më i mirê në botë për vitin 2024!

vovalbania June 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Restoranti më i mirê në botë për vitin 2024!

Restoranti Disfrutar në Barcelonë u emërua së fundmi si më i miri në botë nga lista me 50 më të mirët që kanë patur ndikim në një vit të dominuar nga restorantet spanjolle dhe të Amerikës Latine. Disfrutar (që do të thotë “Shijo” në spanjisht) u hap në dhjetor 2014 pranë tregut Ninot në zemër të qytetit katalanas.

“50 Best”, drejtuar nga revista britanike Restaurant, e përshkruan atë si restorant me teknikë me ndikim të gjerë, me ide origjinale dhe shije novatore. Restoranti drejtohet nga tre kuzhinierë të cilët janë trajnuar në “El Bulli”, restorantin e njohur në Roses, Spanjë, e cila ka kryesuar listën e 50 më të mirëve pesë herë, që nga 2002. Një restorant spanjoll zuri gjithashtu vendin e dytë. Asador Etxebarri, në qytetin bask të Atxondo.

Vendi i tretë shkoi për Table de Bruno Verjus në Paris, ndër më të shtrenjtat në kryeqytetin francez. Lista e 50 më të mirëve u publikua për herê të parê në vitin 2002 dhe u vendos shpejt si një alternativë ndërkombëtare ndaj Udhëzuesit të njohur Michelin të Francës. Ajo ka më shumë se 1,000 votues në 27 rajone anembanë botës një përzierje e kuzhinierëve, shkrimtarëve të ushqimit dhe “gustatorëve që kanë udhëtuar shumë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE