U ngacmua nga djali i biznesmenit, si reagoi Greqia për sulmin e tij ndaj Eleni Foureira!
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është përballur me një incident aspak të këndshëm. Teksa ka qenë duke përformuar në një prej koncerteve të saj, një djalë, i cili ka qenë i pranishëm në koncert, është ngjitur në skenë dhe ka ngacmuar artisten.
Sipas mediave greke, bëhet me dije se personi në fjalë është djali i miliarderit të njohur grek, Miltiadis Marinakis. Ajo që është komentuar më së shumti në media, ka të bëjë me faktin se ishte tërësisht e braktisur nga truprojat që në asnjë moment nuk ndërhyjnë. Më pas, në një moment, nga tavolina ku po qëndronte i riu me shoqërinë e tij hapet një shampanjë, e cila hidhet në drejtim të këngëtares.
Kaq e pati edhe durimi i saj dhe i merr me zor mikrodonin të riut për të thënë:
Epo dëgjo, e gjithë kjo është shumë e bukur, por unë jam duke bërë punën time tani nuk është shumë mirë që shokët e tu sapo më futën shampanjën në sy. Unë do të këndoj një këngë të fundit dhe do ta mbyll shfaqjen, më vjen keq
Siç është raportuar nga shqiptarë që jetojnë në Greqi, çështja nuk është bërë aspak mediatike dhe kjo vetëm falë babait të Miltiadis, Evangelos Marinakis. Biznesmeni grek është pronar i klubeve të futbollit Olympiacos në Greqi, Nottingham Forest në Angli dhe Rio Ave në Portugali. Ndërsa në Greqi, ai ka në pronësi të disa nga kanalet më të famshme mediatike në Greqi: Mega Channel; One Channel; Ta Nea; To Vima, etj. Në vendin fqinjë ai etiketohet si “oligark grek” kryesisht për shkak të aktiviteteve të tij financiare dhe ndikimit dhe lidhjeve të diskutueshme brenda politikës greke.
Por edhe pse pa mbulim mediatik, çështja është bërë e madhe në rrjetin social “X”, ku qytetarë jo vetëm grekë kanë shprehur shqetësimin për sjelljen e dhunshme të të riut, i cili në asnjë moment nuk u ndalua nga truprojat.