Zbulohen shpërblimet e kuqezinjve për ndeshjet e Euro 2024, sa do të jetë një fitore e kombëtares!

vovalbania June 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen shpërblimet e kuqezinjve për ndeshjet e Euro 2024, sa do të jetë një fitore e kombëtares!

Vetëm 4 ditë na ndajnë nga starti i Euro 2024. Emocionet tashmë sa vijnë dhe shtohen dhe në këto kushte gjithçka po bëhet gati për një nga turnetë më të rëndësishëm europianë.

Në Gjermani një nga 24 kombëtaret protagoniste do të jetë edhe Shqipëria. Sigurisht që me kualifikimin në finalet e Euro 2024, kuqezinjtë dhe çdo ekip tjetër i kualifikuar ka siguruar nga UEFA minimalisht 9.25 milionë euro.

Por kjo shumë do të rritet akoma më shumë gjatë ndeshjeve ndaj dhe premiot do të vazhdojnë. UEFA ka vendosur të shpërblejë çdo ekip në rast fitoreje apo barazimi.

Në këto kushte një fitore e Kombëtares tonë do të jetë 1 milionë euro, ndërsa në rast barazimi do të marrin vetëm 500 mijë euro.

Ndërkohë nga krahu tjetër për çdo ekip që kalon grupet do të shpërndahen 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo kombëtaren që arrin në çerekfinale. Ekipet gjysmëfinaliste do të marrin 4 milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë 8 milionë euro, nga krahu tjetër për finalistin që humbet do të jepen 5 milionë euro.

Pas zbarkimit në Dyseldorf, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, menjëherë udhëtoi drejt Kaiseraut në Kamen, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Europianin “Gjermani 2024”. Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik vendosën që sot t’i lënë pushim lojtarët e nuk do të ketë seancë stërvitore.

Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, FSHF bëri me dije se do të jetë mesfushori Ylber Ramadani, i cili sot do të jetë në konferencën për media që fillon në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në sallën e konferencave, në Kaiserau Sportecenter.

Sot, skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që si zakonisht do të jenë të hapura për mediat në 15 minutat e para.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE