Zgjedhjet europiane sjellin “viktimën” e parë në Spanjë, liderja e aleancës së majtë jep dorëheqjen!

vovalbania June 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet europiane sjellin “viktimën” e parë në Spanjë, liderja e aleancës së majtë jep dorëheqjen!

Rezultatet e zgjedhjeve europiane që u mbajtën këtë të diel duket se kanë sjellë “viktimën” e parë në Spanjë. Yolanda Diaz njoftoi të hënën e 10 qershorit se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i aleancës së majtë, Sumar.

Gjithsesi ajo të vazhdojë detyrën e saj si ministre e punës në Spanjë dhe si një nga zëvendëskryeministrat e vendit.

“Kam vendosur të largohem nga pozicioni im si lidere e Sumar-it. Qytetarët kanë folur dhe unë do të marr përgjegjësinë”, u shpreh si fillim Diaz.

Më pas ajo shtoi: “Ndjej se nuk kam bërë gjërat që duhet të bëja. Unë besoj me një vendosmëri të madhe në forcën e politikës, në forcën e qeverisjes. Në të qenit një forcë që u jep lajme të mira atyre që kanë probleme”.

Më herët Kryeministri belg, Alexander De Croo njoftoi dorëheqjen pas humbjes së rëndë në zgjedhjet europiane. Aktualisht, De Croo do ta paraqesë dorëheqjen te mbreti Philippe, i cili ka fuqinë edhe që ta refuzojë, mbi bazën e gjykimit të tij. De Croo reagoi kështu pas humbjes së partisë së tij Liberale dhe Demokrate Flamande (Open VLD) në zgjedhjet për PE-në të mbajtura nga data 6 e deri më 9 qershor 2024 në 27 vende të Unionit.

Për ne, është një mbrëmje veçanërisht e vështirë. Ne humbëm. Që nga e hëna (10 qershor), unë do të jap dorëheqjen si kryeministër, u shpreh kryeministri belg De Croo, dukshëm i emocionuar kur mbrëmë vonë mbajti një fjalim para mbështetësve.

Megjithëse pritej të mbetej pas partive nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë në Flanders, Open VLD ka pësuar rënien e saj më të madhe në zonën elektorale të De Croo-s në Flandrën Lindore, ku lista e tij shkoi nga 17,85% në vitin 2019, në 10% këtë herë e më pak se 7% në përgjithësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE