“E vrava me kaçavidën që kisha në makinë”- Dëshmia tronditëse e ”dajës” vrau 11-vjeçaren!

vovalbania June 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E vrava me kaçavidën që kisha në makinë”- Dëshmia tronditëse e ”dajës” vrau 11-vjeçaren!

Vrasësi i të miturës Ilia në Greqi, ka pranuar se pak para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Sipas informacioneve, autori është shprehur në polici, se e mitura nuk ka pranuar të kryente marrëdhënien me të dhe e ka kërcënuar se do t’i tregonte prindërve. Pas kësaj, ai e ka sulmuar për vdekje me kaçavidë, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në shpinë.

 “I sugjerova që të takoheshim. Ajo reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.

Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja e saj në Ilia të Greqisë, është mjaft prekëse dhe tronditëse.

Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj.

Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

Mediat greke raportojnë, se pasi e ka vrarë 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas ngjarjes ai është kthyer në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe të nesërmen ka shkuar normalisht në punë.

 U tradhtua nga pamjet

Policia ra në gjurmët e autorit pas sigurimit të pamjeve filmike, në të cilat vajza shihej ditën kur u zhduk, duke u larguar nga shtëpia dhe duke vrapuar në një makinë që kishte ndaluar pranë shtëpisë së gjyshit të tij.

Efektivët identifikuan pronarin e makinës, të cilët e vunë në pranga  dhe më pas kuptuan se ishte autori i masakrës së rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE