Hunter Biden u shpall fajtor, reagon presidenti i SHBA: Jam krenar për djalin tim!
Presidenti i SHBA Joe Biden lëshoi një deklaratë pas vendimit të Gjykates qe e shpalli fajtor të djalit të tij, Hunter Biden duke thënë se ai “do të pranojë vendimin dhe do të vazhdojë të respektojë procesin gjyqësor ndërsa Hunter pritet të bëjë apelim”.
“Siç thashë javën e kaluar, unë jam president, por jam edhe baba,” tha ai. “Jill dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi shumë krenarë për njeriun që ai është sot.”
“Jill dhe unë do të jemi gjithmonë aty për Hunterin dhe pjesën tjetër të familjes sonë me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë këtë,” shtoi ai.
Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur, sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.
Juria e shpalli Hunter Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë.
Në kohën kur u shqiptua vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melissën, me të cilën doli së bashku nga gjykata.