Jordan Bardella, 28-vjeçari i partisë së ekstremit të djathtë që mundi Macron!

vovalbania June 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jordan Bardella, 28-vjeçari i partisë së ekstremit të djathtë që mundi Macron!

Jordan Bardella vetëm 28 vjeç, është politikani më i ri, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë, Rassemblement National (RN), në Francë.

Bardella iu bashkua asaj që në atë kohë ishte Fronti Kombëtar i Francës në moshën 16-vjeçare.

Në të njëjtin vit në 2012, udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen për herë të parë kandidoi për presidente dhe nuk arriti të korr fitore, gjegjësisht u rendin në vendin e tretë.

I riu njihet për mbështetjen që ka nga të rinjtë, ai është një figurë karizmatike, i cili ka 1.2 milionë ndjekës në TikTok, dhe po rezulton të jetë një aset i madh në tërheqjen e një turme gjithnjë e më të re për të votuar për partinë, një grup që Marine Le Pen, deputetja e Asamblesë Kombëtare Franceze ka pasur vështirësi për ta fituar.

Në nëntor 2022, ai u zgjodh pasardhës i Marine Le Pen si president i partisë së ekstremit të djathtë.

Një vit më pas, ai u emërua, për herë të dytë radhazi, si kandidati kryesor i Tubimit Kombëtar dhe pritet të qëndrojë në krye të partisë për shumë vite.

Kandidati kryesor i Tubimit Kombëtar për zgjedhjet e BE-së, Jordan Bardella, bëri fushatë për kufizimin e lëvizjes së lirë të emigrantëve duke kryer kontrolle kufitare kombëtare dhe duke tërhequr rregullat e BE-së për klimën.

Pavarësisht kritikave dhe polemikave, Bardella mbetet një figurë me ndikim dhe tërheqës për një pjesë të madhe të votuesve francezë, duke përfaqësuar një brez të ri të udhëheqjes në partinë e ekstremit të djathtë në Francë, e cila vazhdon të sfidojë establishmentin politik të vendit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56260 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE