Në 20 korrik mblidhet Kongresi i PS, Rama: Rritje domethënëse e anëtarësisë!

vovalbania June 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në 20 korrik mblidhet Kongresi i PS, Rama: Rritje domethënëse e anëtarësisë!

Në 20 korrik do të mblidhet Kongresi i PS ku do të prezantohet një platformë për përzgjedhjen e deputetëve në zgjedhjet e 2025-ës.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, e mbledhur online pasditen e së hënës.

Rama tha se numri i anëtarëve të rinj është rritur me 32 mijë, ndërsa shtoi se tanimë PS ka qëllim rritjen e numrit të të rinjve në parti.

“Rezultati i përgjithshëm është shumë pozitiv. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. Inkurajuese ndër të tjera është që gati 11,400 prej tyre janë të rinj dhe të reja nga mosha 18 deri në 30 vjeç, ndërkohë nga gjithë procesi i zgjedhjeve për kongresin e ri janë propozuar 10 mijë delegatë prej të cilëve ka dalë numri i 1,200 delegatëve të kongresit. 925 delegatë janë të zgjedhur drejt për drejtë nga anëtarësia ndër të cilët 76% janë për herë të parë në kongresin e PS.”

Ai gjithashtu Rama shtoi se takimet në diasporë nuk ishin vetëm një takim me shqiptarët në Europë, por dhe një thirrje për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

“250 anëtarë do të zgjidhen me votë të fshehtë në kongresin e ardhshëm zgjedhor. Ambicia e kthyer në kriter është që ¾ duhet të jenë për herë të parë në asamblenë kombëtare. Ne kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët në Europë dhe jo vetëm. Takimi ka qenë një trokitje në derën e tyre ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e simpatizantëve dhe anëtarëve në PS”, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE