Nuk donte më të jetonte, Simon Cowell tregon ‘shpëtimtarin’ e jetës së tij!

vovalbania June 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk donte më të jetonte, Simon Cowell tregon ‘shpëtimtarin’ e jetës së tij!

Simon Cowell shpërtheu në lot teksa zbuloi se ndiente se nuk kishte për çfarë të jetonte pasi prindërit i vdiqën. Manjati i muzikës foli në një nga intervistat e tij më të hapura dhe emocionale ndonjëherë në podcastin “Diary of CEO” me Steven Bartlett, ku tregoi se si pas humbjeve të prindërve ai arriti në pikën ku asgjë nuk kishte më rëndësi.

Ai foli për marrëdhënien e tij me nënën e tij Julie dhe babain Eric dhe shkatërrimin që ndjeu me vdekjen e tyre, përpara se të “shpëtohej” nga partnerja e tij Lauren Silverman e cila i tha se ishte në pritje të një fëmije. Ata mirëpritën djalin e tyre Eric në vitin 2014, për të cilin Simon tha se ndryshoi gjithçka:

Para tij kisha arritur në pikën ku asgjë nuk kishte rëndësi. Gjithçka më goditi aq shumë. Duke qenë në televizion u ndjeva si një klloun sepse po vdisja brenda. Kam shtuar peshë.

Rikujtojmë se së fundmi Cowell ka treguar se përse shihet shpesh me syze me ngjyrë të kuqe gjatë xhirimeve. Disa kohë më parë manjati i muzikës, hyri në Instagramin e tij dhe u shpjegoi disa fansave se syzet i duhen për arsye shëndetësore. Simon shkroi:

Sapo mora vesh sipas internetit se kam një ‘sëmundje misterioze’. Për këdo që është i shqetësuar, kam humbur dy audicione në fund të një dite, dy javë më parë, sepse kam migrenë pas ditëve të gjata në dritat e xhirimeve. Javën tjetër do të xhirojmë BGT në Mançester, mezi pres t’ju shoh atëherë. PS. Ja pse i mbaj këto syze.

Cowell u detyrua të tërhiqej nga xhirimet e Britain’s Got Talent pasi u godit nga një sëmundje. 64-vjeçari humbi një numër audicionesh pasi pati një dhimbje koke. Një burim i tha Daily Star:

Simon duhej të zhironte si zakonisht, por ai filloi të mos ndihej mirë. Pas disa diskutimesh, ai u tha të gjithëve se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në xhirime.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE