Puglia pret samitin G7 teksa dhuna e klaneve mafioze shënon rritje në rajonin italian!
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi mbledhjen e samitit të radhës së vendeve të industrializuara G7 në rajonin jugor italian Puglia, hetuesit vendas të anti-mafias po i afroheshin gjurmëve të tre grupeve kriminale që fajësoheshin për rritjen e dhunës e përplasjeve në vend.
Zyrtarët vendas thonë se një aktivitet i tillë kriminal “reflekton jo vetëm konflikte mes klaneve të ndryshme mafioze, por dhe përplasjeve brenda vetë klaneve’.
Organizatat raportohet se janë degëzime të veçanta të sindikatës së njohur te krimit ‘Sacra Corona’, me qendër rreth qytetit të Foggia, e krijuar nga disa familje të mëdha të grupuara në klane.
Ndryshe nga organizata ‘Cosa Nostra’ në Siçili, Kamorra në Napoli apo ‘Ndrangheta’në Kalabri, të cilat kanë lidhje ndërkombëtare, grupi në Puglia punon kryesisht brenda vendit ose në Ballkan, shkruan rrjeti amerikan CNN.
Me baza në qytetet bregdetare të Bari e Brindisi – aty ku do të mblidhet G7 në 13 deri më 15 qershor, grupet janë përfolur më parë për sulmet e dhunshme ose rrëmbimet e armatosura.
Së fundmi disa vrasje të profilit të lartë ose gjymtime në formë dënimesh klanore janë regjistruar në mediat vendase, si dhe kërcënime me bombë në vende publike.
Ka pasur përplasje mes bandave kriminale në Bari e Brindisi, tha kreu i policisë vendase Vittorio Pisani për rrjetin CNN, duke shtuar se disa këshilla bashkiakë janë shpërndarë prej infiltrimit nga mafia dhe përdorimit të zhvatjes për të kontrolluar territorin nga grupet kriminale.
CNN shton se grupet mafioze njihen për infiltrim në projetet shetëtrore të infrastrukturës, ndërtimit, ndoshta dhe ato të ambjeneteve të samitit të G7, prandaj është kërkuar rritje e sigurisë.
Prefekti i Brindisi, Luigi Carnevale tha mbi çështjen:
“Asnjë nuk mud ta parashikonte këtë rritje te dhunës para samitit të G7 në Puglia. Aty mbahen takime mes njerëzve më të fuqishëm në botë dhe megjithëse eventet kriminale mund të mos kenë lidhje, e kompleksojnë çështjen e sigurisë”.
Puglia, në majën e çizmes së Italisë, njihet për ullishtet e lashta, shtëpitë konike “trullo” dhe plazhet e kristalta.
Samiti do të mbahet në rezortin luksoz Borgo Egnazia, një parajsë turistike me 30 vila private, pishina dhe restorante me shumë yje, ku kanë qëndruar emrat më të njohur të skenës botërore.
Një zonë ‘e kuqe’ e izoluar prej 10-kilometrash do të krijohet për samitin rreth rezortit Borgo Egnazia, dhe pas saj një tjetër zonë ‘e verdhë’ sigurie 30-kilometra e gjerë, e patrulluar ngjeshur për të mbrojtur krerët dhe zyrtarët e G7 – të vendeve SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Itali, Kanada e Japoni.
Më shumë se 5,000 efektivë sigurie do të dislokohen në rajon si dhe një anije të mëdha janë ankoruar në ujërat bregdetare.
Zona e hapur e Schengen njoftohet se do të pezullohet nga 5 deri më 18 qershor për të lejuar kontrollet e pasaportave, teksa përveç krimit lokal një numër i madh protestuesish pritet pranë eventit, ku do të kundërshtohen politikat e liderëve botërorë që shpesh nuk marrin parasysh nevojat e vërteta të popujve të cilëve supozohet t’i shërbejnë.