U ndërpre për disa arsye, Rama: Ja kur rinis turi me diasporën!

vovalbania June 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U ndërpre për disa arsye, Rama: Ja kur rinis turi me diasporën!

Partia Socialiste ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimine e brendshëm dhe energjizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fjalën e tij në Asamble, kryeministri Edi Rama deklaroi se turi i takimeve me diasporën do vijojë në shtator në Londër dhe Dyseldorf, ndërsa paralajmëroi edhe një takim në SHBA.

“Turi do vazhdojë në shtator duke qenë se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Në një situatë zgjedhore është normale që të shmangnim një takim edhe pse nuk ka të bëjë me zgjedhjet, është një takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dyseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e Kombëtares, nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave. Në shtator do rimarrim turin edhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë dhe do përgatisim një takim në Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.

Kjo është hera e katërt që Rama mbledh Asamblenë brenda vitit, ndërsa në tre mbledhjet e kaluara, të zhvilluara në muajin shkurt dhe mars, ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Në punimet e Kongresit të ardhshëm do të zgjidhet asambleja e re e Partisë Socialiste, për të përfunduar kështu procesin zgjedhor brenda kësaj force politike. Asambleja miraton gjithashtu kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të re që do të zgjidhet nga Kongresi si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE