A e ka ndihmuar bukuria të arrijë gjërat më lehtë në jetë? Ja si përgjigjet Françeska Rustem…

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A e ka ndihmuar bukuria të arrijë gjërat më lehtë në jetë? Ja si përgjigjet Françeska Rustem…

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte e ftuar modelja Françeska Rustem. Ajo është shpallur ‘Miss Universe Albania 2024’. Bukuroshja nga Durrësi ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe në këtë intervistë na dha disa detaje ekskluzive të këtij rrugëtimi mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj.

E pyetur se nëse bukuria e ka ndihmuar për të arrirë gjëra në jetë, ajo u shpreh se ka investuar shumë ndër vite edhe për zhvillimin e saj personal.

Që në moshë të vogël jam marrë me balet. Jam futur në kanto. Nga baleti kam shkuar në një kurs modeling. Kam qenë gati 10 vjeç. Vazhdimisht në shkollë me libra. Vazhdimisht në kurse për mënyrën e të folurit, mënyrën e të qëndruarit. Madje edhe në TikTok ndjek shumë faqe që të mësojnë se si të hash, si të sillesh në publik, si t’i drejtohesh dikujt pa e ofenduar, pa e shqetësuar. Domethënë jemi në një botë që interneti është i lirë dhe ti mund të lexosh, mund të mësosh, kështu që bujrum kush ka dëshirë e qejf për tu bërë më e mira e vetes tënde.

Kur je një person i bukur thuhet se i kalon gjërat më lehtë. Sa e vërtetë ka qenë kjo për të?

Mendoj që janë të dyja anët e medaljes, sepse ka njerëz që të vlerësojnë thjesht për bukurinë dhe nuk ta shikojnë fare mënyrën se si flet dhe se si di të sillesh. Ka edhe njerëz pastaj që thjesht të shikojnë të bukur edhe thonë ‘e di si është puna, hajde kalo’. Është një pjesë që ty të favorizon, por në botën që ka ardhur dhe në jetën e përditshme mendoj që njerëzit janë zgjuar paksa dhe kërkojnë të bukurën që është brenda dhe kërkojnë të bukurën që është në mendje. Bukuria fizike tashmë me filler, me photoshop. Bukuria nuk ka fund. Varet si e shikon edhe syri i njeriut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE