Afrona Dika nuk publikoi intervistën me të, Blero Muharremi zbulon arsyen

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afrona Dika nuk publikoi intervistën me të, Blero Muharremi zbulon arsyen

Këngëtari Blero Muharremi ka zbuluar për herë të parë arsyen që ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika anuloi intervisten e tyre të parë pas ndarjes së bujshme.

“Traileri” i shkëputur nga intervista e tyre u prit me shumë kuriozitet nga ndjekësit dhe publiku, megjithatë siç shprehet këngëtari në “The Elite Way”, intervista e tyre nuk u publikua pasi Afrona, për të cilën thotë se gëzon respekt, vendosi ta dramatizonte në vend që të përcillte një mesazh, për historinë e ndarjes së tyre.

“Kam shumë respekt për Afronën, edhe për këtë arsye zgjodha që të isha prezent edhe në podcast. Kur e pashë që mori një rrjedhë tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta, e dramatizoi shumë. Mora një vendim, unë kam shkuar me dëshirën për të dhënë një shembull, por ajo ndërkohë në lajmërimin e podcastit e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqej”, tha ai.

Këngëtari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë të japësh një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del apo nuk del podcast nuk e di. Ideja ka qenë për të dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”, duke nënkuptuar ish-partneren e tij misterioze të cilën Blero e quante “bebi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE