Egla Ceno flet për lojën e saj brenda BBV3: “Ose do aktivizoja skuthllëkun, ose ashpërsinë…”

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla Ceno flet për lojën e saj brenda BBV3: “Ose do aktivizoja skuthllëkun, ose ashpërsinë…”

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Ka ndonjë sutuatë që do doje të kishte qenë ndryshe?

Duke parë disa video, po shoh qasjen time nga jashtë. Aty luhej që ‘the motra, the nëna, the fëmija’. Unë këto nuk i kam kapur si gur për të luajtur. Aty luhej me fjalët edhe kur nuk ishte në konotacion të keq. Ndoshta duhet të kisha këmbëngulur më shumë që të sqaroja veten time deri në fund. Unë aty ose do aktivizoja skuthllëkun, ose ashpërsinë që zgjodha. Unë zgjodha që të rrija vetëm e të mos bëja viktimën.

Lidhur me këtë ashpërsinë çfarë mund të thuash?

Unë nuk jam psikologe por edhe në jetën e përditshme na ndodh që në momente të caktuara, në vende të caktuara, të sillemi në mënyrë të caktuar.

Ka pasur situata apo persona që të kanë bezdisur?

Për mua tani është një vizë, një diagram, pa emra dhe pa fytyra. Por çdo gjë aty ka qenë ashtu siç e kam përcjellë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE