Egla Ceno ka dy fjalë për njerëzit që kanë kritikuar lojën e saj: “Një gazetar profesionist i ka vënë gishtin vëllait tim…”

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla Ceno ka dy fjalë për njerëzit që kanë kritikuar lojën e saj: “Një gazetar profesionist i ka vënë gishtin vëllait tim…”

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Ndërkohë që shumë njerëz të kanë mbështetur dhe të kanë votuar, ka pasur dhe nga ata që kanë pasur kritika ndaj teje. Çfarë mund t’i thuash atyre?

Jam mjaftueshëm e rritur sa të di që nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Do të thotë që edhe kur të kritikojnë je duke bërë diçka. Kur nuk bën asgjë nuk të kritikojnë. Kritikat të bëjnë të përmirësohesh. Masa e ka kuptuar atë që ka ndodhur aty brenda. Duke parë të përfshirë vëllain dhe shoqen time më të mirë duke dhënë intervista, ata janë njerëz që punojnë 12 orë në ditë dhe nuk kanë pasur kohë ta shohin gjithë ditën Big-un. Më ka ardhur keq që ndonjë opinionist i fushës suaj, që pa u siguruar si qëndron gjëja, i ka vënë gishtin vëllait tim. Ka dalë një video që sikur unë brenda shtëpisë kam lëshuar gazra, që nuk ka ndodhur. Një gazetar profesionist i është drejtuar vëllait që ‘a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra’. Gjë që nuk ka qenë aspak e vërtetë. Unë e kam thënë shpesh aty, që nëse unë dhe një mashkull do bënim gazra, atij do i thonin që ‘të lumtë pushka’, ndërsa mua do më thonin ‘sa turp’. Gjë që ka ndodhur aty nga një mashkull.

Ke ndonjë plan se çfarë do bësh me paratë e çmimit të madh?

Kam disa ide në kokë, por duke parë e duke bërë. Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE