Françeska Murati shtatzënë? Fotoja e ish-banores së BBV3 bën lëmsh rrjetin!
Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se ish-banorja e BBV3, Franceska Murati është në pritje të ëmbël. Shkak për spekulimet e shumta është bërë pikërisht një përgjigje që ajo i ka dhënë një prej ndjekësve të saj. Gjatë një bisede virtuale më fansat e saj në profilin e Instagramit, dikush i shkroi se ishte në maternitet dhe Franceska u përgjigj:
“Shihemi atje vitin tjetër”.
Kaq është dashur që fansat e modeles të aludojnë që ajo është shtatzënë mirëpo një foto e Franceskës, e cila është bërë menjëherë virale në internet, i ka shtuar më shumë aludimet. Gazetari i njohur, Andri Vrapi ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet me Franceskën në një event. Ajo që vihet re është fakti se ish-banorja e BBV ka vendosur duart tek barku, dukë lënë të nënkuptohet se është në pritje të ëmbël.
Deri tani ende nuk ka një reagim nga ana e Franceskës lidhur me këto spekulime por një gjë është e sigurt, fansat po presin me padurim të zbulojnë më shumë për personazhin e tyre të preferuar.
Kujtojmë se Françeska dhe partneri i saj, Ergysi kanë një fëmijë së bashku, Charlie. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, Fraçeska ka folur shumë edhe për djalin e saj.