“Gjithë ky yll, i ke ulur vlerat vetes me Gracianon”/ Nuk duron më! Argjira u kthehet kështu komentuesve negativë

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Graciano Tagani pjesë e “Big Brother VIP”? Flet Argjira Spanca

Që pas daljes së Gracianos nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Instagrami i partneres së tij Argjira Spanca, është mbushur me komente negative.

Mesa duket publiku nuk e ka pëlqyer atë anë të tij që balerini tregoi në shtëpinë më të famshme, e këtë mospëlqim nuk kanë ngurruar t’ia shprehin Argjirës.

Ndër komente të shumta, shihet se ata që kryesojnë janë të tipit: “Gjithë ky yll, ç’do me Gracianon; i ke ulur vlerat vetes; çfarë të mirë ke parë te Graciano; etj”

E së fundmi, Argjira ka vendosur t’u kthejë një herë e mirë përgjigje këtyre komentuesve.

Teksa ka postuar një video me Gracianon, dikush i ka komentuar: “Ti je njera nga gocat me te bukura ne shqiptari dhe me zemer shume tmire, por wtf qka ke pa tmire te Graciano se??!”.

Sakaq Argjira ia ka kthyer: “Pergjigjen e ke ne description ti dhe te gjithe si ty qe ju intereson kaq shume”, teksa moderatorja në description të videos ka shkruar:

“”Më pyetën, pse e do kaq shumë?” Ju nuk keni nevojë për një arsye për të dashur dikë, zemra juaj zgjedh. Një ditë e keqe përmirësohet menjëherë kur i shihni dhe jeta ndihet më e lehtë kur e dini se zemra dhe shpirti i tyre do të jenë gjithmonë pranë jush. Ndihesh i gjallë, ndihesh më mirë dhe askush nuk do ta kuptojë kurrë pse e do, sepse është diçka që nuk ishte menduar kurrë të kuptohej nga të panjohurit, vetëm nga dy zemrat që janë së bashku!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE